Punime në rrugë, nesër ndalet qarkullimi nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër do të ndalet qarkullimi në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në segmentin Kijevë-Dollc LOT-3. Ky ndalim qarkullimi do të bëhet pasi do të realizohet minimi i dytë i masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rruges. Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë,…
Lajme
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër do të ndalet qarkullimi në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në segmentin Kijevë-Dollc LOT-3.
Ky ndalim qarkullimi do të bëhet pasi do të realizohet minimi i dytë i masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rruges.
Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë, nga ora 15:00 deri në ora 17:00.
Ministria e Infrastrukturës ka bërë thirrje që të evitohen lëvizjet në kohën dhe segmentin e cekur më lartë, ose të shfrytëzojnë rrugë alternative.