Kush janë kandidatët për gjyqtarë në Gjykatën Supreme?
Garës për tu bërë gjyqtarë në Gjykatën Supreme të Kosovës për dy pozita i janë futur shtatë gjyqtarë nga Gjykata e Apelit. Bashkim Hyseni, Burim Ademi, Kadrije Goga-Lubishtani, Kreshnik Radoniqi, Nora Bllaca-Dula, Skender Çoçaj dhe Vaton Durguti, janë kandidatët që po synojnë të bëhen gjyqtarë të Supremes, raporton “Betimi për Drejtësi”. Kjo listë e kandidatëve që…
Lajme
Garës për tu bërë gjyqtarë në Gjykatën Supreme të Kosovës për dy pozita i janë futur shtatë gjyqtarë nga Gjykata e Apelit.
Bashkim Hyseni, Burim Ademi, Kadrije Goga-Lubishtani, Kreshnik Radoniqi, Nora Bllaca-Dula, Skender Çoçaj dhe Vaton Durguti, janë kandidatët që po synojnë të bëhen gjyqtarë të Supremes, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Kjo listë e kandidatëve që i kanë plotësuar kriteret për gjyqtarë në Gjykatën Supreme është konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” nga zëdhënësja për informim e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Aishe Qorraj-Berisha.
Ndryshe, KGJK kishte shpallur konkurs më 9 nëntor 2024, për dy pozita për gjyqtarë në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Kandidatet e konfirmuar pritet t’i nënshtrohen intervistimit më 9 dhjetor të këtij viti në zyrat e KGJK-së.
Ndërsa, komisioni pranë të cilit do të zhvillohen intervistat ka këtë përbërje: Fejzullah Rexhepi-kryetar i komisionit dhe anëtarët, Albert Zogaj, Afrim Shala, Teuta Ibrahimi dhe Ahmet Imami, si dhe Agim Maliqi dhe Vilard Bytyqi, anëtar rezervë të komisionit.