Prizren: Dy të mitur dyshohet se ia vodhën armën gjyshit dhe kanë postuar disa foto, intervistohen nga Policia
Dy të mitur në Prizren dyshohet se ia kanë vjedhur gjyshit të tyre armën e tij dhe kanë postuar disa fotografi. Siç njofton Policia, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar ndërsa arma me dy copë fishekë dhe leja u është konfiskuar, shkruan lajmi.net. “Prizren / 22.11.2024-14:15. Me 26.11.2024 janë identifikuar dhe intervistuar dy të dyshuarit…
Lajme
Dy të mitur në Prizren dyshohet se ia kanë vjedhur gjyshit të tyre armën e tij dhe kanë postuar disa fotografi.
Siç njofton Policia, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar ndërsa arma me dy copë fishekë dhe leja u është konfiskuar, shkruan lajmi.net.
“Prizren / 22.11.2024-14:15. Me 26.11.2024 janë identifikuar dhe intervistuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë ( të mitur) pasi që të njëjtit dyshohet se i kanë vjedhur pistoletën gjyshit të tyre dhe kishin postuar disa foto. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar ndërsa arma me dy copë fishekë dhe leja u është konfiskuar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/