Sali Berisha lirohet nga arresti

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është liruar nga ‘’arresti i shtëpisë’, ku qëndroi gati 11 muaj, që nga dhjetori i vitit të kaluar. Lajmin e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Genc Gjokutaj, përmes një deklarate për mediat pas përfundimit të seancës gjyqësore. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se Spak ka kërkuar…

Lajme

27/11/2024 10:20

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është liruar nga ‘’arresti i shtëpisë’, ku qëndroi gati 11 muaj, që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Genc Gjokutaj, përmes një deklarate për mediat pas përfundimit të seancës gjyqësore.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se Spak ka kërkuar vazhdimin e masës së sigurisë, ndërsa gjyqtarja ka vlerësuar se nuk ekzistojnë më kushtet ligjore për mbajtjen e Berishës në masën e “arrestit në shtëpi”.

Kujtojmë se masat ndaj Berishës u vendosën me akuzat për korrupsion për çështjen e privatizimit t ëish-kompleksit Partizani.