Gashi: Pas fjalimit të Osmanit, votuesit e panë qartë se çka përfaqëson Kurti
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi duke komentuar fjalimin vjetor të Presidentes, Vjosa Osmani javën e kaluar në Kuvend tha se pas deklaratës së saj një pjesë e elektoratit të LDK-së që kaluan në LVV, refelektuan. “Mendoj që te një pjesë e elektoratit të LDK-së që kaluan në LVV përmes…
Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi duke komentuar fjalimin vjetor të Presidentes, Vjosa Osmani javën e kaluar në Kuvend tha se pas deklaratës së saj një pjesë e elektoratit të LDK-së që kaluan në LVV, refelektuan.
“Mendoj që te një pjesë e elektoratit të LDK-së që kaluan në LVV përmes urës së ndërtuar nga Osmani i thirr ndërgjegjes për të parë se çka përfaqëson Kurti dhe Qeverisja e tij, ajo çka përfaqëson Kurti është antishteti dhe dëmi që ka bërë…”, tha Gashi.
Gashi tha se fjalët e Osmanit konfirmuan deklaratat që ata i kanë bërë me vite.
“Deklaratat e Osmanit thjesht konfirmuan deklaratat tona që i kemi bërë me vite dhe shqetësimet tona për te cilat nuk kemi mrri me kriju opinon publik përkrahës, dhe kur doli njëra prej aktoreve kryesore të politikës së jashtme, sepse presidentja udhëheq me politikë të jashtme kur doli dhe tha se është lujt bixhoz me partneritetin ndërkombëtarët, kur ne i kemi thonë kemi pas sulme, ishte me sfiduese. Dhe kur doli ajo dhe tha se janë rrezikuar raportet ndërkombëtare, njerëzit thanë se tash është duke folur dikush, deklaratë e vonuar. Unë kam pritur nga Osmani të jetë në detyrat e veta presidenciale që nga dita e parë fatkeqësisht shumicën e kohës e ka konsideruar vetën si partner koalicioni qeverisës dhe jo presidente e vendit”, tha Gashi.
Ndër tjera Gashi tha se ‘’Përtej presidentes nuk kE ku shkon’’.
Gashi gjithashtu tha se LDK-ja ka marrë pjesë në çdo fjalim të Osmanit
“Fjalimi i 4 që Osmani e mbajti në kuvend dhe ne kemi qenë gjithmonë prezent’’, tha Gashi teksa shtoi se pas këtij fjalimi ‘’mendoj që te një pjesë e elektoratit të LDK-së që kaluan në LVV përmes urës së ndërtuar nga Osmani i thirr ndërgjegjes për të parë se çka përfaqëson Kurti dhe Qeverisja e tij, ajo çka përfaqëson Kurti është antishtetti dhe dëmi që ka bërë”.