Bajrami e LDK-së i reagon Mujës së VV-së: Ky shpifësi tjetër ka qenë i akuzuar për ryshfet
Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja lidhur me debatin për kontratat njëburimore. Deputetja Bajrami e ka quajtur Mujën ‘shpifës’ dhe të ‘akuzuar për ryshfet për akreditim të kolegjeve private’. “Ky shpifësi tjetër Armend Muja ka qënë i akuzuar për ryshfet për akreditim të kolegjeve private. I…
Lajme
Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja lidhur me debatin për kontratat njëburimore.
Deputetja Bajrami e ka quajtur Mujën ‘shpifës’ dhe të ‘akuzuar për ryshfet për akreditim të kolegjeve private’.
“Ky shpifësi tjetër Armend Muja ka qënë i akuzuar për ryshfet për akreditim të kolegjeve private. I njëjti nuk është shpallë kurrë i pafajshëm, por i është vjetrua lënda, mandej është bë deputet i LVV. Ky pra është ai që shpif e akuzon për mua. Dërgoni lëndët në Prokurori se unë kurrë s’kam qënë e akuzuar as kurrë s’kam qenë nën hetime”, ka reaguar Bajrami në Facebook.
Pak orë më parë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në një konferencë për media ka prezantuar të dhënat sa i përket debatit për kontratat njëburimore për tenderët.
Deputeti Muja ka përmendur vlerën dhe përqindjen e kontratave një burimore ndër vite, ku përmendi edhe ish-ministren Hykemete Bajrami. Sipas tij, në vitin 2008 dhe 2015 ka qenë rekordi i numrave të kontratave njëburimore.
Gjatë prezantimit të shifrave, kryetari i Komisionit për Buxhet, Muja tha se sipas të dhënave të KRPP-së del që numri i kontratave me procedurë të negociuar “në mandatin e Qeverisë Kurti është përgjysmuar, kur krahasohet me qeverisjet e kaluara”.