FSK përfundon ushtrimin fushor në qitje dhe manovra me municion luftarak
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka përfunduar ushtrimin fushor në qitje dhe manovra me municion luftarak. Kjo në në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, Kompania 1B e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë. ‘’Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, Kompania 1B e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë ka realizuar ushtrimin fushor…
Lajme
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka përfunduar ushtrimin fushor në qitje dhe manovra me municion luftarak.
Kjo në në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, Kompania 1B e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë.
‘’Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, Kompania 1B e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë ka realizuar ushtrimin fushor “IRON BRAVO 2024”.
Tutje në njoftim thuhet se ushtrimi kishte për qëllim përfundimin e qitjeve dhe manovrave me municion luftarak në nivel Kompanie’’, thuhet në njoftim.
“Ushtrimi kishte për qëllim përfundimin e qitjeve dhe manovrave me municion luftarak në nivel Kompanie ndërsa detyrë esenciale në të cilën është trajnuar kjo kompani ishte mbrojtja zonale (operacionet mbrojtëse) si dhe detyrat kyçe kolektive të cilat mbështesin atë”, thuhet nw njoftim. /Lajmi.net/