Tensionet mes Xuxit dhe Kevinit, reagon nëna e këtij të fundit: Marre për ty Xux nëse ke ushtru dhunë

Ngjarja e ndodhur mbrëmë pas mesnatës mes dy banorëve Xuxi dhe Kevin, ka bërë që sot të reagojë nëna e këtij të fundit. Melita nëna e Kevin për këtë situatë ka reaguar përmes një postimi në “Instastori”, e cila fillimisht ka pyetur rreth situatës se çfarë ka ndodhur pasi nuk kishte dijeni Teksa ajo edhe…

ShowBiz

26/11/2024 12:39

Ngjarja e ndodhur mbrëmë pas mesnatës mes dy banorëve Xuxi dhe Kevin, ka bërë që sot të reagojë nëna e këtij të fundit.

Melita nëna e Kevin për këtë situatë ka reaguar përmes një postimi në “Instastori”, e cila fillimisht ka pyetur rreth situatës se çfarë ka ndodhur pasi nuk kishte dijeni

Teksa ajo edhe ka lavdëruar të birin e saj se ai respekton të gjithë në maksimum, shkruan lajmi.net.

“Marre Xuxi, të ka respektuar Kevini në maksimum. Kevini ka pasur shumë emocione mbrëmë”, tha ajo.

E në lidhje se çfarë ka ndodhur një ndjekës është munduar që t’ia shpjegojë situatën e krijuar ku edhe kamerat u fikën në një moment.

“Bash mbrëmë ia bëre këtë gjest. Marre për ty, çfarë kulture po tregoni aty brenda? Tmerr”, ka shkruar ajo mes tjerash.

Nuk dihet akoma se çfarë ka ndodhur saktësisht apo nëse janë të vërteta raportimet në rrjete sociale.

U tha se të njëjtit janë përplasur me njëri-tjetrin, derisa Xuxi ishte bërë gati për gjumë. /Lajmi.net/