Osmani takoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, diskutohet për rastet e dhunës seksuale gjatë luftës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo. “Si Kosova, ashtu edhe Kolumbia, por edhe shumë vende anëkënd botës, e njohin dhimbjen e thellë që shkakton dhuna seksuale gjatë luftës”, thuhet të kenë qenë diskutimet në mes ministrit kolumbian dhe presidentes Osmani. Presidentja e cila…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo.
“Si Kosova, ashtu edhe Kolumbia, por edhe shumë vende anëkënd botës, e njohin dhimbjen e thellë që shkakton dhuna seksuale gjatë luftës”, thuhet të kenë qenë diskutimet në mes ministrit kolumbian dhe presidentes Osmani.
Presidentja e cila po qëndron në Kolumbi theksoi se kjo armë lufte shkakton vuajtje të thella dhe vështirë të rikuperueshme.
“Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në fuqizimin e zërit të të mbijetuarve, si dhe avancimi i Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ishin në fokus të takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo.”