Më tre dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 2024

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 03 dhjetor 2024 do të mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro. Sipas ministrisë investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe…

Lajme

26/11/2024 09:21

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 03 dhjetor 2024 do të mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Sipas ministrisë investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ministria ka bërë thirrje që të kontaktohet ndonjëra nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.