Audio-incizimet e drejtorit të RTK-së, Çitaku: Qëllimi i kësaj kaste qeverisëse është t’i rrënojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit të drejtorit të RTK-së, Rilind Gërvallës i cili pohon se AKI ka ndikuar në publikimin e lajmit të “Slobodna Bosna”. Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nëse deklaratat e Drejtorit të RTK-së dhënë në takim me bordin janë të vërteta, atëherë…
Lajme
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit të drejtorit të RTK-së, Rilind Gërvallës i cili pohon se AKI ka ndikuar në publikimin e lajmit të “Slobodna Bosna”.
Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nëse deklaratat e Drejtorit të RTK-së dhënë në takim me bordin janë të vërteta, atëherë kjo do të përbënte skandalin më të rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet.
“Përdorimi i shërbimit për intelegjencë nga ana e qeverisë, si mashë për të luftuar mediat dhe mendimin ndryshe është e paprecedan në demokraci, është e papranueshme në një shoqëri të lirë, është antikushtetuese. AKI është institucion që është ndërtuar me shumë mund, me shumë sakrificë, dhe me shumë mbështetje nga aleatët tanë perendimor. Po si duket qartë, qëllimi i kësaj kaste qeverisëse është t’i rrënojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato. AKI duhet të jetë në shërbim të Republikës, e jo të politikës”, ka shkruar Çitaku. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë në Facebook: