“Hekuran nuk do ta kesh kënaqësinë të më notosh asnjëherë”, nuk ndalen replikat mes Bajramit e Muratit
Replikat mes ish-ministres së Financave, Hykmete Bajrami dhe ministrit aktual të kësaj Ministrie, Hekuran Murati, as sot s’kanë të ndalur. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Bajrami ka akuzuar Muratin se derisa dje kishte replikuar dy herë duke ju përgjigjur, ky i fundit nuk kishte reaguar ku shfaqen deputetët e LVV-së në…
Lajme
Replikat mes ish-ministres së Financave, Hykmete Bajrami dhe ministrit aktual të kësaj Ministrie, Hekuran Murati, as sot s’kanë të ndalur.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Bajrami ka akuzuar Muratin se derisa dje kishte replikuar dy herë duke ju përgjigjur, ky i fundit nuk kishte reaguar ku shfaqen deputetët e LVV-së në komision.
“Unë dje të jam përgjigjë dy herë. Nuk reagove fare kur ta publikova videon ku partia jote voton kundër auditimit të kontratave një burimore. Pse??? U zbrapse sikur kolegët e tu në Komision”, ka shkruar Bajrami.
Tutje ajo e ka akuzuar ministrin Murati se i janë dashur pesë orë që të mbulojë gënjeshtën e djeshme me një gënjeshtër tjetër.
“Ajo çka po thu ti nuk qendron, por edhe të qendronte a e din çka tregon po i mjerë. Ti vetë po thua që buxheti i shpenzuar përmes prokurimit publik, ka qënë me i lartë në vitin 2008 kur buxheti total në terma të shpenzimeve ishte vetëm 963 milionë euro sesa buxheti i kontraktuar përmes prokurimit publik në vitin 2023, kur buxheti total është 2 miliardë e 925 milionë euro”, shkroi Bajrami.
Sipas Bajramit Prokuroria do të ketë punë në këtë aspekt, teksa i ka kërkuar Muratit që të publikoj kontratat që nga viti 2007 deri më 2023.
“Publikoj kontratat prej vitit 2007 deri me 2023 ta shohim vërtetësinë e të dhënave! Të shkuan 4 vjet duke vizatu grafa të paqëna, 4 vjet me propagandë, asnjë premtim i mbajtur prej 160 çerdheve deri të lirimi i energjisë elektrike”.
“Ik puno diçka, anuloni grantet që i keni pezullu. Ju qeveria për familjen (familjen tuaj)”, shkroi ajo. /Lajmi.net/