Gërvalla e pranoi ndikimin e AKI-së në publikimin e lajmit të “Slobodna Bosna”, Molliqaj: Diktatura nuk vjen si gogol me brina
Në një audio-incizim të publikuar nga Paparaci, drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla e ka pranuar se AKI ka dërguar lajmin e “Slobodna Bosna” për dy media në Kosovë për ta publikuar në RTK. Ndaj kësaj ka reaguar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj i cili tha se prova e vetme e agjentit të AKI-së që e…
Lajme
Në një audio-incizim të publikuar nga Paparaci, drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla e ka pranuar se AKI ka dërguar lajmin e “Slobodna Bosna” për dy media në Kosovë për ta publikuar në RTK.
Ndaj kësaj ka reaguar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj i cili tha se prova e vetme e agjentit të AKI-së që e ka dërguar lajmin, ka qenë “publikojeni lajmin, sepse u bo e madhe në seminar, po folin krejt”.
Molliqaj komenton edhe audio-incizimin ku thotë se vërehet që lajmi nuk është verifikuar as nga Gërvalla, shkruan lajmi.net.
“Kur shërbimi informativ dhe media bëhen e njëjta gjë, aty ka rrezik. Diktatura nuk vjen si gogol me brina. Ajo s’ka me pikë prej qiellit në një ditë të bukur. Një prej treguesve kryesorë të saj është lehtësia e shpalljes së tjetrit si spiun, tradhëtar, armik i brendshëm e i jashtëm”, ka shkruar ai në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: