Miftaraj: Qeveria e sistemi prokurorial po luajnë ping-pong me akuza e kundër-akuza
Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj është deklaruar në lidhje me akuzat që së fundi po i bëhen Prokurorisë Speciale nga njerëzit e pushtetit. Sipas tij, Qeveria dhe sistemi prokurorial po luajnë ping-pong me akuza. “Mire qe KPK e ushtron rolin kushtetues dhe ligjor duke mbrojtur pavarësinë e saj nga deklaratat politike te ministrave dhe qeverise…
Lajme
Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj është deklaruar në lidhje me akuzat që së fundi po i bëhen Prokurorisë Speciale nga njerëzit e pushtetit.
Sipas tij, Qeveria dhe sistemi prokurorial po luajnë ping-pong me akuza.
“Mire qe KPK e ushtron rolin kushtetues dhe ligjor duke mbrojtur pavarësinë e saj nga deklaratat politike te ministrave dhe qeverise ne pushtet”,thotë Miftaraj.
Reagimi i plotë:
Qeveria e sistemi prokurorial duke lozur ping pong me akuza e kunder-akuza.
Mire qe KPK e ushtron rolin kushtetues dhe ligjor duke mbrojtur pavaresine e saj nga deklaratat politike te ministrave dhe qeverise ne pushtet.
Po me mire do ishte sikur te ishin pernjemend te pavarur dhe te ushtronin edhe rolin tjeter kushtetues dhe ligjor, duke i mbajtur pergjegjes dhe ndjekur penalisht ministrat dhe secilin qe e keqperdor buxhetin e Kosoves.
Sigurisht, ketu jane deshtaka te deshmuar dhe te papermiresuar. E kete po shfrytezojne secila qeveri e korruptuar./Lajmi.net/