Miftaraj: Kontratat një burimore janë burimi kryesor i korrupsionit, kur një ministër i mbron ato duhet t’i hetoj prokuroria
Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj ka shkruar sot në lidhje me tenderët njëburimorë e të cilat sipas përgjigjeve të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për deputeten Bajrami, vetëm gjatë periudhës 22.03.2021 – 01.09.2024 janë gjithsej 2123 sosh. Miftaraj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kontratat një burimore janë burimi kryesor i korrupsionit dhe…
Lajme
Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj ka shkruar sot në lidhje me tenderët njëburimorë e të cilat sipas përgjigjeve të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për deputeten Bajrami, vetëm gjatë periudhës 22.03.2021 – 01.09.2024 janë gjithsej 2123 sosh.
Miftaraj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kontratat një burimore janë burimi kryesor i korrupsionit dhe sipas tij ky është fakt që potencohet në raporte vendore dhe ndërkombëtare.
Ai ka shkruar se edhe vetë LVV sa ka qenë në opozitë i quante afera korruptive rastet e tendereve një-burimorë, shkruan lajmi.net.
“Ligji i Prokurimit Publik tenderat një-burimore i përcakton si përjashtim dhe vetëm në raste shumë të kufizuara. LVV dhe klientela e saj tenderat një-burimore i ka kthyer në rregull. Mbi 1300 tendera nje-burimore nenkupton se te gjithe keta tendera jane te dyshimte perjashto rastet e rralla kur kane mund te nenshkruhen e te mos shkelet ligji. LVV dhe njerezit e saj qe pine nga çezma e korrupsionit te saj me parate publike, po mendojne se populli ua ka borxh me i mbajte ne pushtet qe te njejtit te korruptohen, te pasurohen dhe ne te njejten kohe askush mos te kete guximin te iu thote se po vjedhni”, ka shkruar Miftaraj,
Ai ka thënë se kur një ministër si në këtë rast, Hekuran Murati del dhe i mbron e vetmja zgjidhje do të ishte prokuroria.
“E Hekurani, Albini e tjeret ne pushtet e dine qe prokuroret tane e luftojne korrupsionin veq ne tryeza e konferenca dhe ne vizita studimore qe ua organizojne ambasadat e huaja. Pra Kosova ka prokurori te kapur, prokurori qe as nuk dine, as nuk guxojne me i ushtru detyrat dhe obligimet e tyre me mbrojte shtetin nga korrupsioni. E kur ska prokurori dalin kontabilistat, pecat e specat e bejne hajgare me djersen e popullit”, ka shkruar Miftaraj. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: