Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar sot se Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak. Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se lajmin rreth këtij programi e ka dhënë ministri i Mbrojtjes të Kanadasë, Bill Blair, shkruan lajmi.net. “Së bashku me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, në…

Lajme

24/11/2024 16:59

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar sot se Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se lajmin rreth këtij programi e ka dhënë ministri i Mbrojtjes të Kanadasë, Bill Blair, shkruan lajmi.net.

“Së bashku me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, takuam ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë, Bill Blair, i cili na dha lajmin e mirë rreth këtij Programi, pas kërkesës që ia kam bërë ish-Ministres së mbrojtjes gjatë vizitës sime të mëparshme në Kanada. Kosova dhe Kanadaja – një partneritet në rritje në dobi të qytetarëve, paqes dhe sigurisë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/ 
Postimi i plotë i saj në Facebook: