Vdes një punëtor në Prizren, një koleg i tij bie nga lartësia dhe viktimën e godet në kokë një profil metali
Një person i moshës 25 vjeçare në Prizren ka humbur jetën derisa po punonte. Siç ka njoftuar zëdhënësi i Policisë në Prizren Shaqir Bytyqi, dje në mesditë një koleg i tij kishte rënë nga lartësia dhe për pasojë një profil metali e godet në kokë viktimën, A.G. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i…
Lajme
Një person i moshës 25 vjeçare në Prizren ka humbur jetën derisa po punonte.
Siç ka njoftuar zëdhënësi i Policisë në Prizren Shaqir Bytyqi, dje në mesditë një koleg i tij kishte rënë nga lartësia dhe për pasojë një profil metali e godet në kokë viktimën, A.G.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i Urgjencës.
“Ju informojmë se me datë 23.11.2024, në ora 15:40, në rrugën “Ekrem REXHA ” në Prizren , në një ndërtesë e cili është duke u rinovuar, brenda në katin e fundit të saj, derisa një punëtor ishte duke punuar nga lartësia bie një profilë metali, i njëjti e godet në kokë punëtorin A. G. 25-vjeçar nga fshati Vragoli, Fushë Kosovë dhe për pasoj i njëjti vdesë, vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi Urgjencës. Në vend ngjarje kanë dal hetuesit kujdestar të stacionit dhe Sektori Rajonal I Hetimeve, edhe inspektori i punës është informuar”, tha Bytyqi. /Lajmi.net/