Tahiri: Miratimi i buxhetit ” Superskandaloz”, mungesë transparence, dokumenti prej 738 faqesh iu është dorëzuar deputetëve vetëm 41 orë para shqyrtimit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri senacën e së enjtes ku u miratua buxheti për vitin 2025 e ka quajtur “superskandaloze”. Ai përmes rrjetit social Facebook eështë shprehur se një dokument voluminoz prej 738 faqesh iu është dorëzuar deputetëve vetëm 41 orë para shqyrtimit duke pamundësuar analizë të thellë dhe një debat të…
Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri senacën e së enjtes ku u miratua buxheti për vitin 2025 e ka quajtur “superskandaloze”.
Ai përmes rrjetit social Facebook eështë shprehur se një dokument voluminoz prej 738 faqesh iu është dorëzuar deputetëve vetëm 41 orë para shqyrtimit duke pamundësuar analizë të thellë dhe një debat të mirëfilltë parlamentar.
“Pra, refuzimi dhe ngulfatja e debatit për miratimin e tij përmes një procedure antidemokratike të kufizuar në më pak se 2 ditë, nxjerr në pah të paktën tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit dhe LVV-së.” ka shkruar Tahiri.
Në reagimin e tij ai renditi tri shqetësime lidhur me mënyrën se si është trajtuar Ligji për Buxhetin.
Së pari ai theksoi se ndryshimi i koeficientit mund të bëhet vetëm me plotësim-ndryshim të Ligjit për Pagat në sektorin publik, e jo përmes Ligjit për Buxhetin
“Problemi i parë lidhet me injorancën dhe jokompetencën. Më konkretisht, Ligji për Buxhetin, si një ligj i përgjithshëm, dhe Ligji i Pagave, si një ligj i veçantë dhe organik, kanë raporte specifike mes tyre. Ndryshimet në një ligj të veçantë nuk mund të bëhen përmes një akti tjetër ligjor. Thënë ndryshe, ndryshimi i strukturës së koeficientëve nuk mund të bëhet me asnjë akt tjetër përveçse përmes një procesi të posaçëm të plotësim-ndryshimit që kërkon procedurë të veçantë.” u shpreh Tahiri.
Ai ka kritikuar edhe mungesën e transparancës dhe debatit për klëtë ligj.
“ Problemi i dytë lidhet me mungesën e transparencës dhe debatit. Si mund të trajtohet një ligj i tillë pa i dhënë publikut dhe taksapaguesve mundësinë për të kuptuar se si planifikohen të shpenzohen kontributet e tyre? A do të përdoren ato për paga, shërbime, projekte, zhvillim njerëzor, modernizim apo ndonjë fushë tjetër? Kjo qeveri, ky kryeministër dhe këta ministra trajtojnë paranë publike me të njëjtën qasje dhe logjikë sikur një kompani që vendos për financat e saj në një takim të bordit të aksionarëve. Madje, sot, kompanitë e etabluara nuk marrin vendime pa përfillur shqetësimet dhe kërkesat e palëve me interes”, ka shkruar tutje Tahiri.
Në fund ai u shpreh se kjo qeveri ka dështuar të gjenerojë rritje ekonomike dhe zhvillim të qëndrushëm.
“Për më tepër, përballë skandaleve me korrupsion dhe keqpërdorime, qeveria kërkon që aty ku flitet për financa publike, të shuajë çdo zë kritik dhe të ndryshëm. Kjo është tirania e një modeli të delegjitimuar, i cili nuk ka asgjë tjetër për të ofruar përveç mjerimit social, ekonomik dhe politik”, ka shkruar Tahiri./Lajmi.net/