Peci dorëzon kallzim penal reagon LDK: Keni me i kthy paratë centë më centë

Faton Peci gjatë ditës së sotshme ka njoftuar se ka dorëzuar kallzim penal ndaj disa zyrtarëve të LDK-së për veprat  penale si mashtrimi, shtytja në lajmërim apo kallëzim të rremë, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal dhe shantazh por i menjehershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Forumit Rinor të LDK-së, Paris Guri. Ai përmes…

Lajme

22/11/2024 22:40

Faton Peci gjatë ditës së sotshme ka njoftuar se ka dorëzuar kallzim penal ndaj disa zyrtarëve të LDK-së për veprat  penale si mashtrimi, shtytja në lajmërim apo kallëzim të rremë, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal dhe shantazh por i menjehershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Forumit Rinor të LDK-së, Paris Guri.

Ai përmes rrjetit social ka shkruar se i ka kapur panika, pasi drejtësia po vjen.

E dinë që drejtësia po vjen.E dinë që LDK-ja po vjen. Arsyeja e padisë së tij, ka vetëm një përgjigje; PANIKË! E përsëris qëndrimin tonë – kushdo që i ka futur duart në buxhetin e shtetit do të përballet me drejtësinë.” – ka shkruar ai.