Hovenier: Edhe raportet ndërkombëtare tregojnë se sistemi i drejtësisë në Kosovë, shpesh shqipton dënime të buta

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka folur sot për lansimin e Udhëzuesit për Matjen e Dënimit nga Gjykata Supreme duke thënë se dënimi është ndër fazat më të rëndësishme të drejtësisë penale. Hovenier tha se raportet ndërkombëtare dhe vendore tregojnë se sistemi i drejtësisë ende është shumë shpesh shqipton dënime të buta dhe jo-proporcionale.…

Lajme

22/11/2024 14:46

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka folur sot për lansimin e Udhëzuesit për Matjen e Dënimit nga Gjykata Supreme duke thënë se dënimi është ndër fazat më të rëndësishme të drejtësisë penale.

Hovenier tha se raportet ndërkombëtare dhe vendore tregojnë se sistemi i drejtësisë ende është shumë shpesh shqipton dënime të buta dhe jo-proporcionale.

“Dënimi është ndër fazat më të rëndësishme të drejtësisë penale dhe udhëzuesi i përgjithshëm do të ofrojë një kornizë të qartë për shqiptimin e dënimeve për shkeljet penale në Kosovë. Siç e dëgjuam, Kosova para 6 vitesh ka miratuar udhëzuesin e parë për matjen e dënimeve dhe zyrtarët e sistemit të drejtësisë së Kosovës vazhdojnë të jenë shembull për vendet e rajonit. Ky është vetëm hapi i parë, sepse siç e dini e gjithë puna e vështirë fillon tani”,tha ambasadori Hovenier.

Gjithashtu ai tha se në Kosovë shqiptohen shumë dënime të bota, duke theksuar nevojën urgjente që ky udhëzues të zbatohet plotësisht.

“Duhet të bëhet gjithë ajo punë që ky udhëzues të jetë real dhe të hyjë në fuqi, sepse raporte ndërkombëtare dhe vendore tregojnë se sistemi i drejtësisë në Kosovë ende shumë shpesh shqipton dënime të buta apo jo proporcionale, duke theksuar nevojën urgjente që ky udhëzues të zbatohet plotësisht”, ka theksuar Hovenier./Lajmi.net/