Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator 2024 ishte 166.73 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në këtë periudhë ishte 114.34 GWh (këtu është e përfshirë edhe sasia e transmisionit). Ndërsa, gjatë këtij muaji, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 450.55 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 343.61 GWh ose 4,55 për qind më i…
Lajme
Importi i energjisë elektrike në shtator 2024 ishte 166.73 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në këtë periudhë ishte 114.34 GWh (këtu është e përfshirë edhe sasia e transmisionit).
Ndërsa, gjatë këtij muaji, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 450.55 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 343.61 GWh ose 4,55 për qind më i vogël krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Ndërsa, pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 9,79%.
“Importi i energjisë elektrike në shtator 2024 ishte 166.73 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në këtë periudhë ishte 114.34 GWh (këtu është e përfshirë edhe sasia e transmisionit)”, thuhet në raportin e Agjencia e Statistikave të Kosovës të publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin shtator 2024 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë..
Ndësa, sipas ASK-së, prodhimi i thëngjillit ishte rreth 599.92 mijë ton, ose 0,42 për qind më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.