Lëndohet një person si shkak i aksidentit në qendër të Prishtinës
Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në qendër të Prishtinës. Si shkak i këtij aksidenti i lënduar është një person. Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 11:30 në kryqëzimin e rrugëve Fehmi Agani dhe Luan Haradinaj në Prishtinë, ka ndodhur një…
Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në qendër të Prishtinës.
Si shkak i këtij aksidenti i lënduar është një person.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 11:30 në kryqëzimin e rrugëve Fehmi Agani dhe Luan Haradinaj në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore”, tha ajo.
I njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Me rastin po merret njësiti i trafikut./Lajmi.net/