Edhe Kusari-Lila e pranon se ajo realizoi një prej analizave për kancer në QKUK falë fondacionit të Atifete Jahjagës
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka folur për herë të parë publikisht për diagnostikimin e saj me kancer të gjirit dhe operimin që pati para disa ditësh. Kusari-Lila ka treguar se sa sfiduese ka qenë për të kur e mori lajmin se kishte një sëmundje të tillë, duke pasur parasysh siç…
Lajme
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka folur për herë të parë publikisht për diagnostikimin e saj me kancer të gjirit dhe operimin që pati para disa ditësh.
Kusari-Lila ka treguar se sa sfiduese ka qenë për të kur e mori lajmin se kishte një sëmundje të tillë, duke pasur parasysh siç ajo thotë se nuk kishte pasur ndonjë shenjë ose simptomë që po kalon diçka që ka nevojë për trajtim të tillë mjekësorë.
“Përvojë jo e lehtë, lajmin e mora pesë minuta para se të futem në një mbledhje të Komisionit për Ekonomi”, u shpreh ajo.
Ndër të tjera deputetja tregon rëndësinë e kontrollit të vazhdueshëm, sepse sipas saj kjo është arsyeja që trajtimi i saj filloj qysh në fazën e hershme.
Kusari-Lila ndër të tjera bëri të ditur se analiza që asaj ia konfirmoi që kishte kancer të gjirit, deri para katër muajsh nuk mund të bëhej fare në Prishtinë, dhe se erdhi si rezultat i fondacionit “Jahjaga” të ish-presidentes së vendit, Atifete Jahjaga.
Duhet theksuar se pikërisht ky fondacion arriti që të mundësojë ardhjen e shumë pajisjeve të rëndësishme mjekësore që tani gjenden në QKUK, duke mos harruar faktin edhe në ndërtimin e renovimin e shumë klinikave aty.
Analiza Sentinel siç ajo e quan, nuk mund të bëhet as në Zagreb, as në Tiranë e në Shkup./Lajmi.net