Ramadani: Të gjithë deputetët e saj, të pabesë ashtu si dikur vetë Osmani, kanë kaluar në VV dhe e lanë vetë ish-shefen
Njohësi i çështjeve politike, Shkodran Ramadani, ka folur për paraqitjen e djeshme dhe fjalimin e presidentes së vendit, Vjosa Osmanit në Kuvendin e Kosovës. Kritikat e Osmanit, Ramadani i sheh si luftë e hapur nga presidentja drejtuar Vetëvendosjes e kreut të saj, kryeministrit të vendit. Ai madje në postimin e tij bërë ditën e djeshme…
Lajme
Njohësi i çështjeve politike, Shkodran Ramadani, ka folur për paraqitjen e djeshme dhe fjalimin e presidentes së vendit, Vjosa Osmanit në Kuvendin e Kosovës.
Kritikat e Osmanit, Ramadani i sheh si luftë e hapur nga presidentja drejtuar Vetëvendosjes e kreut të saj, kryeministrit të vendit.
Ai madje në postimin e tij bërë ditën e djeshme në Facebook, Osmanin e sheh hiq më shumë se të pafuqishme e të vetmuar politikisht.
“Se sa e pafuqishme dhe sa e vetmuar është Vjosa Osmani, tregon kjo: Ne ditën kur ajo i shpalli lufte te hapur Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, Qeveria Kurti miratoi buxhetin për vitin 2025 me vota te deputeteve te GUXO“, shkroi ai në postimin e tij.
Ramadani iu referua si të pabesë deputetëve të Osmanit, sepse sipas tij “te gjithë deputetet e saj, te pabese ashtu si dikur vete Vjosa Osmani, kane kaluar ne VV dhe e lane vete ish shefen e tyre“.
“Posti i Presidentit eshte simbol i unitetit qe duhet t’i kete te hapura dyert ne te gjitha partite. Kjo Presidente ka arritur ta krijoje nje konsensus te cuditshem: i ka bere bashke te gjitha partite ne refuzimin e saj. Ajo nuk eshte e mirepritur as ne VV, as ne LDK, as ne GUXO, frankenshtajnit politik, te krijuar nga çiftimi i pabese i nje pjese te LDK-se me VV-ne nje dekade me pare“, shkroi ai ndër të tjera./Lajmi.net