Kurti tha se autostrada për Gjilan hapet më 2023, ministri Aliu: Ky deklarim ishte gabim i madh, është projekt me shumë befasi
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka mbajtur sot një konferencë për media. Me këtë rast ministri Aliu është pyetur në lidhje me punimet e autostradës Prishtinë-Gjilan – Dheu i Bardhë dhe deklaratën e tij të dhënë para disa ditëve ku theksoi se “Priton të falsë për këtë rrugë dhe atë të Gjakovës. “Deklarata ime ka…
Lajme
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka mbajtur sot një konferencë për media.
Me këtë rast ministri Aliu është pyetur në lidhje me punimet e autostradës Prishtinë-Gjilan – Dheu i Bardhë dhe deklaratën e tij të dhënë para disa ditëve ku theksoi se “Priton të falsë për këtë rrugë dhe atë të Gjakovës.
“Deklarata ime ka qenë e pasume me një arsyetim të qartë, pra nëse nuk pritoj me fol për rrugën e Podujevës e të Mitrovicës të cilat po ecin është vështirë me dal para juve edhe me fol për rrugën e Gjilanit dhe të Gjakovës e kam potencuar. Është projekti të cilin e kam vizituar më së shpeshti dhe çdo metër gërmim aty e shoh vetë me sytë e mi, më së shumti angazhim personalisht kam pasur tek rruga e Gjilanit dhe vazhdoj, por ky vit ka enë më i rëndësishmi i këtij projekti për shkak se është kryer pjesa më e rëndësishme ajo e rënda pra e gërmimit”, tha Aliu.
Ai madje deklaroi se kur Qeveria e dha premtimin që kjo rrugë do të kryhet në nëntor të vitit të kalum ka qenë një gabim shumë i madh.
“Pra, pas atij premtimi unë kam dal në vend të ngjarjes dhe kam parë situatën që është , sidomos atë me gërmime që ka qenë një mal i tërë për t’u gërmuar. Kjo pjesë e hapjes së trasesë mendoj se tashmë është kryer. Jemi në fazën e përfundimit të zonave e shtesave të tjera, besoj se po ec mirë. Por s’mund të jap premtim, pasi është projekti që ka pas më së shumti befasi. S’është bërë studim i mjaftueshëm para se të bëhet projekti, edhe rrëshqitja e dheut e gjithçka tjetër janë dëme të paparashikueshme. Pra sa herë problemi ka qenë problemi i shpronësimeve. Sa herë jemi detyru me bë ndërhyrje në rrugë, kjo është dashtë me u përcjellë edhe me shpronësime të tjera”,shtoi Aliu, transmeton lajmi.net.
Po ashtu ministri tha se uron që që mos të dalin befasi të tilla dhe të vazhdohet projekti me trend siç është tu shku.
“Ndonëse trendi i punës në këtë rrugë është më i ngadalshëm, pasi është kontratë e vjetër pra janë çmime të para luftës në Ukrainë, e të para pandemisë. Besoj se do të kryhet ndonëse është projekti që ka qenë si litar nëpër këmbë përgjatë gjithë qeverisjes”.
Ndryshe vetë kryeministri Albin Kurti pati deklaruar se kjo autostradë do të hapet në vitin 2023, e në po hym gati në vitin 2025 e kjo autostradë s’është askund./Lajmi.net/