Gjendje rreziku në Prishtinë- Plumbat sonte ia goditën derën e shtëpisë edhe ish-ambasadorit të Kosovës

Rasti që ndodhi para disa orësh në lagjen ”Kodra e Trimave” në Prishtinë tronditi gjithë kryeqytetin dhe jo vetëm. Raste të tilla incidentesh ku të përfshira janë shtëniet me armë zjarri në ambiente të hapura që paraqesin rrezik edhe për persona të tjerë/kalimtarë rasti për fatin e keq rezultojnë të jenë goxha të shpeshta kohën…

Lajme

21/11/2024 20:40

Rasti që ndodhi para disa orësh në lagjen ”Kodra e Trimave” në Prishtinë tronditi gjithë kryeqytetin dhe jo vetëm.

Raste të tilla incidentesh ku të përfshira janë shtëniet me armë zjarri në ambiente të hapura që paraqesin rrezik edhe për persona të tjerë/kalimtarë rasti për fatin e keq rezultojnë të jenë goxha të shpeshta kohën e fundit në vendin tonë.

Incidentit të fundit, që la të lënduar dy persona i reagoi edhe analisti politik, Avni Arifi.

Ai njoftoi se shkëmbimi me armë zjarri dhe plagosja e dy personave sot pasdite ndodhi para shtëpisë së tij.

“Shkëmbimi me armë zjarri dhe plagosja e dy personave sot pasdite ndodhi para shtëpisë time. Pashë nga dritarja pjesën e fundit të “luftës” së këtyre njerzve të panjohur sikur në një film aksioni ku fluturonin plumbat në konfrontim pak metërsh nmes tyre”, shkroi Arifi në rrjetin social Facebook.

Ai madje ngriti shqetësimin për cenimin e sigurisë në ambientet publike, duke shtuar se në të tilla mekanizmat e sigurisë duhet t’a rrisin kujdesin.

“Kësaj here viktima përveç protagonistëve që vet u lënduan me shumë fat nuk kishte njerëz të tjerë kalimtarë  por siguria publike çdo ditë e më shumë po cenohet në Prishtinë dhe sigurisht se mekanizmat e sigurisë duhet t’a rrisin kujdesin. Fat që askush nuk ishte afër derës time të shtëpisë”, përfundoi ai./Lajmi.net