Pacolli reagon pas akuzave: Që nga viti 2006 kam dhënë 43 milionë euro nga fondi im personal për investime në Kosovë
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar rreth akuzave të fundit ndaj tij, të cilat i ka cilësuar si të padrejta dhe të papranueshme, në mesin e tyre edhe komentet e disa individëve të cilët e kanë quajtur “njeri të vitrave” dhe “mashtrues i të varfërve”. Pacolli përmes një postimi në Facebook ka shkruar këto…
Lajme
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar rreth akuzave të fundit ndaj tij, të cilat i ka cilësuar si të padrejta dhe të papranueshme, në mesin e tyre edhe komentet e disa individëve të cilët e kanë quajtur “njeri të vitrave” dhe “mashtrues i të varfërve”.
Pacolli përmes një postimi në Facebook ka shkruar këto akuza janë të padrejta si dhe një sjellje e pahijshme, që vinë nga njerëz arrogant.
“Ditëve të fundit, disa njerëz arrogantë, pa skrupuj dhe të pashpirt më quajtën publikisht ‘njeri të vitrave’ dhe ‘mashtrues të të varfërve’.
Është një akuzë e padrejtë, si dhe një sjellje e pahijshme, që mund të vijë vetëm nga disa njerëz arrogant, te paskupuj, njerëz “quasi” të deshtuar, njerëz vetijak dhe ata që nuk mund të durojnë as veprimet humanitare të të tjerëve. Këta njerëz janë të damshëm, janë të frustruar e skandaloz dhe për t’i fshehur të bëmet e tyre nuk kursejnë asgjë” ka shkruar ai.
Tutje Pacolli ka shtuar se nga viti 2006 deri më sot ka dhënë 43 milionë euro nga fondet personale e projekte të ndryshme.
“Mirë, për hir të informimit të drejtë dhe saktësisë, unë i kam dhën edhe vitra po kam edhe të dokumentuara faktet se që nga viti 2006 deri tani, me fondet e mia personale, kam dhënë mbi 43 milionë euro për të ndihmuar ngitjën e infrastrukturës, së vëndit, ndertimin e rrugëve, ndërtimin e shtëpive për ata në nevojë, ndërtimin e shkollave, fakulteteve , hapsirave administrative te interesit vital, monumenteve, ndërtesave të trashigimisë, për shoqërinë, studentët, nxënësit, të sëmurët, familjet e varfëra, etj”, shtoi ai.
Në fund ai shton se vetë ata që e po e akuzojnë mund të dëshmojnë se gjatë gjithë jetës së tyre kanë kontribuar ndokund qoftë edhe me 100 euro nga burimet e tyre për qëllime bamirësie./Lajmi.net/