Përfundon gjykimi për këtë javë ndaj ish krerëve të UÇK-së, rinis më 25 nëntor

Gjykata Speciale ka njoftuar se gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK -së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka përfunduar për këtë javë. Sipas njoftimit, gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 25 nëntor. “Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 106-të të ZPS-së, W04393, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të…

Lajme

21/11/2024 14:12

Gjykata Speciale ka njoftuar se gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK -së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka përfunduar për këtë javë.

Sipas njoftimit, gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 25 nëntor.

“Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 106-të të ZPS-së, W04393, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Procesi gjyqësor do të vazhdojë të hënën, 25 nëntor 2024, në orën 09:00”, thuhet në njoftim të Speciales.

Kujtojmë  që deri më tash 105 dëshmitarë kanë dëshmuar ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ish-drejtuesit e UÇK-së, që nga tetori i vitit 2020 po gjykohen në Gjykatën Speciale nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./Lajmi.net/