Bislimi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë për Safet Demirin, legjitimon praktikat diskriminuese ndaj shqiptarëve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë për Safet Demirin po legjitimon praktikën sistematike diskriminuese të pasivizimit të adresave që synon shqiptarët. Ai përmes një postimi në “X”, ka thënë se kjo është dëshmi pse shqiptarët nuk i besojnë sistemit gjyqësor të Serbisë, shkruan lajmi.net. “Vendimi i Gjykatës…

Lajme

21/11/2024 09:27

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë për Safet Demirin po legjitimon praktikën sistematike diskriminuese të pasivizimit të adresave që synon shqiptarët.

Ai përmes një postimi në “X”, ka thënë se kjo është dëshmi pse shqiptarët nuk i besojnë sistemit gjyqësor të Serbisë, shkruan lajmi.net.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë për Safet Demirin legjitimon praktikën sistematike diskriminuese të pasivizimit të adresave që synon shqiptarët. Ai cenon të drejtat themelore të njeriut, dëshmon pse shqiptarët nuk i besojnë sistemit dhe ngurrojnë të nisin proceset gjyqësore”, ka shkruar Bislimi në “X”. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në “X”: