FFK konfirmon se do të ankohet ndaj vendimit të UEFA-s
UEFA sot ka marrë vendim rreth ndeshjes Rumani – Kosovë, që u zhvillua të premten në Bukuresht. Shtëpia evropiane e futbollit, vendosi që “Dardanët” ta humbin ndeshjen në tavolinë me rezultat 3:0, kurse pos kësaj kombëtarja u gjobit edhe me 6 mijë euro për shkak të sjellljeve të futbollistëve. E lidhur me këtë ka reaguar…
Sport
UEFA sot ka marrë vendim rreth ndeshjes Rumani – Kosovë, që u zhvillua të premten në Bukuresht.
Shtëpia evropiane e futbollit, vendosi që “Dardanët” ta humbin ndeshjen në tavolinë me rezultat 3:0, kurse pos kësaj kombëtarja u gjobit edhe me 6 mijë euro për shkak të sjellljeve të futbollistëve.
E lidhur me këtë ka reaguar Federata e Futbollit të Kosovës.
Në reagimin e FFK-së thuhet që do të ankohen në CAS, Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Llozanë lidhur me vendimin.
“Ky rast nuk është thjesht një sfidë për futbollin kosovar, por një betejë kundër racizmit dhe diskriminimit në të gjitha format e tij. Lojtarët tanë treguan një guxim të jashtëzakonshëm dhe qëndrim shembullor duke refuzuar të luajnë në kushte të padenja, dhe ky vendim i UEFA-s është një dëshmi e qartë që gjuha e urrejtjes, racizmi dhe mesazhet provokuese politike nuk kanë vend në futboll”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
“FFK mbetet e përkushtuar të mbrojë interesat e lojtarëve dhe të komunitetit tonë sportiv, duke vendosur standarde të reja për drejtësi dhe respekt në sport. Ne falënderojmë të gjithë ata që na kanë mbështetur në këtë rrugëtim dhe ftojmë të gjithë dashamirët e futbollit të na bashkohen në këtë betejë për barazi dhe dinjitet”.