Musliu: Ligji për Këshillin e Sigurisë rrezikon sigurinë kombëtare
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kritikuar Ligjin për Këshillin e Sigurisë, duke e cilësuar atë si “në kundërshtim me Kushtetutën” dhe një rrezik për sigurinë kombëtare. Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka theksuar se PDK-ja e kishte kundërshtuar projektligjin në Kuvend. “Me arsyen se Ligji për Këshillin e Sigurisë…
Lajme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kritikuar Ligjin për Këshillin e Sigurisë, duke e cilësuar atë si “në kundërshtim me Kushtetutën” dhe një rrezik për sigurinë kombëtare.
Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka theksuar se PDK-ja e kishte kundërshtuar projektligjin në Kuvend.
“Me arsyen se Ligji për Këshillin e Sigurisë rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën, ne e patëm kundërshtuar me kohë në Kuvend këtë projektligj, por e injoruan kundërshtimin tonë të arsyeshëm fansat e Albin Kurtit që më paaftësinë e tyre votojnë pa menduar çdo gjë që ju servon Albini dhe rrezikojnë sigurinë e vendit dhe shkatërrimin e trashëgimisë institucionale”, ka shkruar ai.
Musliu paralajmëroi se PDK-ja nuk do të lejojë “shkatërrimin e shtetit nga ata që nuk bënë asgjë për ndërtimin e tij”.
Kritikat e deputetes vijnë një ditë pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për të kthyer Ligjin për Këshillin e Sigurisë në Kuvend për rishqyrtim.