Sinani: Gjykata Kushtetuese në Serbi po legjitimon spastrimin etnik dhe pasivizimin diskrimues të shqiptarëve të Luginës
Referuar refuzimit të kërkesës së Safet Demirit nga Medvegja për kthimin e adresës nga ana e Gjykatës Kushtetuese ka reaguar kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani. Sinani ka thënë se “Organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimon spastrimin etnik dhe pasivizimin diskrimues të shqiptarëve të Luginës”. Ajo tha se një vendim si ky…
Lajme
Referuar refuzimit të kërkesës së Safet Demirit nga Medvegja për kthimin e adresës nga ana e Gjykatës Kushtetuese ka reaguar kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.
Sinani ka thënë se “Organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimon spastrimin etnik dhe pasivizimin diskrimues të shqiptarëve të Luginës”.
Ajo tha se një vendim si ky antikushtetues i Gjykatës, bëhet me qëllim të dekurajimit të shqiptarëve të Luginës në betejën e tyre për drejtësi e barazi.
“Sadik Demiri është shembulli më i mirë i diskriminimit që po ua bënë shqiptarëve Serbia, e në të njejtën kohë edhe shembull se si nuk duhet të dorëzohemi. Andaj, kur Serbia, nëpërmjet organit të saj më të lartë të drejtësisë po vazhdon avazin e vjetër, shqiptarëve të Luginës u mbetet që drejtësinë ta kërkojnë në institucionet ndërkombëtare të drejtësisë. Nga atje do ta mundim diskriminimin e Serbisë dhe po atje do të vendosim drejtësinë”, ka shkruar Sinani./Lajmi.net