61.9 milionë euro investime infrastrukturore në arsim, Kurti: Në çdo klasë e çdo shkollë përgatitet e formësohet e ardhmja e vendit tonë
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci sot ka njoftuar në lidhje me investimet infrastrukturore në arsim gjatë mandatit e që sipas saj gjithsej 444 në vlerë prej 61.0 milionë euro. Postimin e saj e ka shpërndarë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan lajmi.net. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se shkollat, çerdhet, sallat…
Lajme
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci sot ka njoftuar në lidhje me investimet infrastrukturore në arsim gjatë mandatit e që sipas saj gjithsej 444 në vlerë prej 61.0 milionë euro.
Postimin e saj e ka shpërndarë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan lajmi.net.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se shkollat, çerdhet, sallat sportive të reja dhe renovimi i objekteve ekzistuese janë dëshmi e përkushtimit për të krijuar kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.
“Investimet në infrastrukturën arsimore janë shumë të rëndësishme sepse në çdo klasë e çdo shkollë përgatitet e formësohet e ardhmja e vendit tonë”, ka shkruar Kurti. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: