Lista Srpska mblidhet në takim për të diskutuar për “çështjet politike, situatën e sigurisë dhe për aktivitetet e ardhshme”

Subjekti politik, Lista Serbe, ka njoftuar se ka mbajtur një mbledhje në selinë e kësaj partie. Siç thuhet në njoftim është diskutuar për çështje të politikës, situata me sigurinë, si dhe aktivitet e ardhshme. “Është mbajtur takimi sonte në selinë e Listës Serbe ku u diskutuan çështjet politike, situata e sigurisë dhe aktivitetet e ardhshme”, thuhet…

Lajme

19/11/2024 23:05

Subjekti politik, Lista Serbe, ka njoftuar se ka mbajtur një mbledhje në selinë e kësaj partie.

Siç thuhet në njoftim është diskutuar për çështje të politikës, situata me sigurinë, si dhe aktivitet e ardhshme.

“Është mbajtur takimi sonte në selinë e Listës Serbe ku u diskutuan çështjet politike, situata e sigurisë dhe aktivitetet e ardhshme”, thuhet në njoftim.

Lista Serbe është pjesë e Kuvendit të Kosovës, por ka bojkotuar gjitha institucionet e tjera.

Ky subjekt politik e pranon lidhjen e afërt që e ka me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, fotografinë e të cilit e mbajnë në krye të sallës së partisë.

Ndërkaq, ish-nënkryetari i tyre Milan Radojçiq, gjendet në Serbi pasi e mori përsipër përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjska më 24 shtator 2023, ndonëse ai dhe Lista nuk e pranojnë si të tillë.