Totaj: Ministri Çeku po gënjen, Shtëpinë e Kulturës në Prizren e ka renovuar komuna
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka reaguar pasi ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka thënë sot se Shtëpinë e Kulturës në Prizren e ka renovuar MKRS. Totaj i ashpër ka thënë se ministri Çeku po gënjen, shkruan lajmi.net. “Ministri i MKRS z. Çeku në RUBIKON në Klan Kosova, gjakftohtë gënjen…
Lajme
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka reaguar pasi ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka thënë sot se Shtëpinë e Kulturës në Prizren e ka renovuar MKRS.
Totaj i ashpër ka thënë se ministri Çeku po gënjen, shkruan lajmi.net.
“Ministri i MKRS z. Çeku në RUBIKON në Klan Kosova, gjakftohtë gënjen opinionin publik kosovar kinse Ministria e Kulturës e ka renovuar Shtëpinë e Kulturës në Prizren !!! E vërteta është ndryshe: Renovimin e Shtëpisë së Kulturës në Prizren e ka bërë Komuna e Prizrenit”, ka shkruar Totaj.
Ai në një postim tjetër në Facebook, e ka sqaruar edhe më tej situatën.
“Për informim të drejtë Kemi nënshkru MOU me MKRS por asnjeher nuk na u kan dhënë mjetet! Pagesën e operatorit e kemi bërë nga buxheti i Komunes!”, ka shkruar Totaj. /Lajmi.net/