Peci tha se Pacolli i ofroi postin e zv/ministrit e 200 mijë euro, Zyberaj thotë se të gjitha janë gënjeshtra

Faton Peci sot ka deklaruar se kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i kishte ofruar 200 mijë euro dhe pozitën e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme në vitin 2013 që ai ti bashkohej AKR-së. Për këtë ka reaguar këshilltari i kreut të AKR-së, Jetlir Zyberaj i cili i quajti gënjeshtra të gjitha këto, shkruan lajmi.net. “Secili…

Lajme

19/11/2024 22:36

Faton Peci sot ka deklaruar se kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i kishte ofruar 200 mijë euro dhe pozitën e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme në vitin 2013 që ai ti bashkohej AKR-së.

Për këtë ka reaguar këshilltari i kreut të AKR-së, Jetlir Zyberaj i cili i quajti gënjeshtra të gjitha këto, shkruan lajmi.net.

“Secili varg është gënjeshtër, sikur ajo puna e motrës së atij zevendësministrit. Sa interesant që mendja po i rri vetem te eurot. 200 mijë. Goxha me djers fitohen more djalë. A po jau jtheni popllit qato pare me qejf qetash apo me zor ma vonë? Për detajet e asaj vizite flasim pak më vonë meqënëse ka pasur dëshmitar”, ka shkruar Zyberaj në Facebook.
Faton Peci ditëve të fundit është emri më i përmendur i mediave si shkak i disa prej “skandaleve” të njëpasnjëshme të Ministrisë që udhëheq. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: