Kurti te familja Rugova, Molliqaj: Vota pushtet, Albini plastelinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot bashkë me familjen e presidentit Ibrahim Rugova kanë vizituar Rezidencën e tij. Për këtë ka reaguar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj i cili e ka parë këtë takim të tij si veprim për fushatë elektorale, shkruan lajmi.net. “Dje i fliste UÇK-së, pardje Jugosllavisë, dikur ilegales. Vota pushtet,…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot bashkë me familjen e presidentit Ibrahim Rugova kanë vizituar Rezidencën e tij.
Për këtë ka reaguar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj i cili e ka parë këtë takim të tij si veprim për fushatë elektorale, shkruan lajmi.net.
“Dje i fliste UÇK-së, pardje Jugosllavisë, dikur ilegales. Vota pushtet, Albini plastelinë”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Paradite paska shku te Rugova, renovimet e shtëpisë me ia pa, pasdite ia paska thanë kangës Mora Fjalë.
Dje i fliste UÇK-së, pardje Jugosllavisë, dikur ilegales. Vota pushtet, Albini plastelinë.
Kur pushteti bëhet qëllim n’vetvete, ai merr formë dëshire që kërkon përjetësimin e vetes. Kështu, vetja dhe pushteti janë e njëjta gjë. Pa pushtet tutesh, për pushtet bën gjithçka.
Kush kërkon me i pajtu kontradiktat është konformist dhe instrumentalizues. I fshin kontradiktat kur ato t’pengojnë. Kush do t’i japê fund historisë, sapo i ka dhënë fund vetes. Historia vazhdon, veç paska ndodhë diçka me dhelpër dhe me bisht, bota është këtu.
Historia ka shumë figura. Figurat kanë edhe dritëhijet e tyre. Përpjekjet për të homogjenizuar janë perpjekje për të fshirë. Ka tregime të ndryshme për të njëjtën gjë – normale. Historia vetë nuk është lineare, por as nuk ecën me një marsh – ka diakroni.
Historia ama e ka një gur prove, një moment të arrestit kohor – një Ngjarje. Ngjarja dëshmi për neve është UÇK-ja. Çdo interpretim pa këtë gur prove është traditë konformiste.