I shkoi për vizitë babait në Hagë, djali i Haxhi Shalës: Ai e di që betejën e ka të fituar

Djali i Haxhi Shalës (komandant Topit),  Flakroni ka vizituar babain e tij sot në Hagë. Ai këtë të ditur e bëri përmes një njoftimi në Facebook. E për babain, Flakroni tha se ishte i palëkundur. “Po ju dërgoj të fala nga Ai, me besimin që hapat tonë drejt tij e të tij drejt nesh, të…

Lajme

19/11/2024 19:33

Djali i Haxhi Shalës (komandant Topit),  Flakroni ka vizituar babain e tij sot në Hagë.

Ai këtë të ditur e bëri përmes një njoftimi në Facebook.

E për babain, Flakroni tha se ishte i palëkundur.

“Po ju dërgoj të fala nga Ai, me besimin që hapat tonë drejt tij e të tij drejt nesh, të pakësohen, sa më shpejtë!”, shkroi ai mes tjerash

Postimi i plotë:

Armë më të fortë se durimi i luftëtarit, kur qëndron në të drejtën e tij, nuk ka, Ai e di që betejën e ka të fituar.

“Topi” ishte i palëkundur edhe sot, e shtrëngimi i përqafimit të tij, më ngjau në atë kur e pashë për të parën herë pas çlirimit.

Në madhështinë e sakrificave të tij, sfidat tona të përditshme mbesin të padukshme e në vështrimin e Babës, veç dobësi nuk ka.

Baba e di mirë që krenaria venitë mure e grila e idealet nuk të lënë pa buzëqeshje.

Në padrejtësinë e dy dekadave më parë përcolli në amshim shokët e luftës e në këtë të tashmen, babën e tij.

E meqenëse arsyeja pse luftetarët janë gjallë është që të luftojnë edhe më tutje, ai nuk është dorëzuar as edhe një moment.

Po ju dërgoj të fala nga Ai, me besimin që hapat tonë drejt tij e të tij drejt nesh, të pakësohen, sa më shpejtë!/Lajmi.net