Mungoi në punë pa arsye- Ndërmarrja Trepça largon përkohësisht punëtorin
Ndërmarrja Trepça Sh.A., ka njoftuar për largimin e përkohshëm nga puna të një punëtori. Bëhet e ditur se kjo ka ardhur si shkak se i njëjti ka kryer shkelje të rënda të punës për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., për shkak se i njëjti ka munguar në punë pa arsye. “Me…
Lajme
Ndërmarrja Trepça Sh.A., ka njoftuar për largimin e përkohshëm nga puna të një punëtori.
Bëhet e ditur se kjo ka ardhur si shkak se i njëjti ka kryer shkelje të rënda të punës për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., për shkak se i njëjti ka munguar në punë pa arsye.
“Me datën 19.11.2024 z.I.S. është larguar përkohësisht nga puna me vendim me nr.prot:7217 të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A. Për shkak se ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 par.1 nën paragrafi 1.7 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., për shkak se i njëjti ka munguar në punë pa arsye”, thuhet në njoftimin e bërë në Facebook./Lajmi.net