Bajqinovci do ta sigurojë terrenin e votave nga mërgimtarët: Vota juaj e vlefshme, si asnjëherë më parë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohet për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit. Bajqinovci përmes një vidomesazhi ka thënë se çdo votë e mërgimtarëve, është e rëndësishme si asnjëherë më parë që në Kosovë të mos kthehet korrupsioni, ndikimi i Beogradit dhe ata që shpresojnë të…
Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohet për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Bajqinovci përmes një vidomesazhi ka thënë se çdo votë e mërgimtarëve, është e rëndësishme si asnjëherë më parë që në Kosovë të mos kthehet korrupsioni, ndikimi i Beogradit dhe ata që shpresojnë të bëjnë koalicion me Listën Serbe.
“Regjistrimi për votim jashtë Kosovës, përfundon, më 26 dhjetor 2024. Mos e humbni mundësinë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Çdo voto juaja është e vlefshme dhe e rëndësishme, si asnjëherë më parë. Që në Kosovë të mos kthehet korrupsoni, ndikimi i Beogradit dhe as ata që shpesojnë koalicion me Liten serbe. S’ka kthim mrapa”, ka thënë Bajqinovci./Lajmi.net/