Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet që mori
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje elektronike në të cilën mori tri vendime. Në njoftim bëhet e ditur se është ndryshuar dhe plotësuar vendimi i Qeverisë Nr.10/226 të datës 23 tetor 2024 për emërimin e Komisionit Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor…
Lajme
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje elektronike në të cilën mori tri vendime.
Në njoftim bëhet e ditur se është ndryshuar dhe plotësuar vendimi i Qeverisë Nr.10/226 të datës 23 tetor 2024 për emërimin e Komisionit Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Më poshtë janë vendimet e miratuara:
– Ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr.10/226 të datës 23 tetor 2024 për emërimin e Komisionit Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
– Ndarë mjeteve buxhetore Komunës së Kamenicës për organizimin e vizitës ne Belfast më qëllim të promovimit të sistemit të arsimit të përbashkët ndërmjet komuniteteve dhe shkëmbimit të përvojave
– Aprovuar e Kërkesën e Ministrinë së Punëve të Brendshme për transfer dhe rialokim të mjeteve buxhetore deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorive të shpenzimeve për vitin 2024./Lajmi.net/