Iu vra i biri 28-vjeçar, por kush është ish-gjyqtari Prendi- Dha vendimin e bujshëm ndaj Salvadore Letizias dhe grupeve kriminale
Klajdi Prendi, djali i ish-gjyqtarit të krimeve të rënda Fran Prendi u vra nga persona të paindentifikuar pak pasi kishte kaluar mesnata. 28-vjeçari gjendej në zonën e Xhamllikut në momentin kur sapo doli nga një kafene, dhe sapo hipi në makinë një person është afruar dhe e ka qëlluar me armë zjarri. Policia shkencore që…
Lajme
Klajdi Prendi, djali i ish-gjyqtarit të krimeve të rënda Fran Prendi u vra nga persona të paindentifikuar pak pasi kishte kaluar mesnata.
28-vjeçari gjendej në zonën e Xhamllikut në momentin kur sapo doli nga një kafene, dhe sapo hipi në makinë një person është afruar dhe e ka qëlluar me armë zjarri.
Policia shkencore që këqyri skenën e krimin bën me dije për gazetaren Anila Hoxha se ndaj Klajdi Prendit u shkrepën pesë plumba.
I riu u përcoll në spital nga miqtë e tij por qe e pamundur ti shpëtohej jeta. Ndërkohë pak mbas krimit të sofistikuar, policia e Tiranës u njoftua për një makinë që po digjej në zonën e Farkës , që forcon bindjen se autorët e kishin planifikuar atentatin më herët.
Kjo e dhënë rrëzon pistën që vrasja e 28-vjeçarit të ketë ndodhur për motive të dobëta. Agjentët e zbardhjes së krimeve po mbledhin kamerat e sigurisë në zonë për shkak të dyshimeve se autori nuk ka qenë i vetëm, ndërkohë që janë kërkuar të dhëna edhe nga kartoteka e policisë mbi të kaluarën e 28 vjeçarit .
Ajo që dihet është se viktima është djali i një gjyqtari në gjykatën kundër krimeve të rënda, që përpara dorëheqjes nga sistemi ka shpallur vendime të forta si ai i dënimit të Salvadore Letizias, një nga ish anëtar i Camorras italiane, apo i dënimit të disa grupeve në fushën e narkotrafikut.
Prokuroria vlerëson se është ende herët për të dalë në një konkluzion se cilat janë pistat, ku përfshihen edhe ato për konflikte të të riut me disa shtetas të tjerë në zonën ku ai banonte.