Arrestohet një person në Prishtinë kërkohej me urdhëresë të gjykatës
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Prishtinë është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se i dyshuari me inicialet, V. G, mashkull 46 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti ishte i dënuar me burgim, për dhunë…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Prishtinë është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se i dyshuari me inicialet, V. G, mashkull 46 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti ishte i dënuar me burgim, për dhunë në familje, kanosje dhe lëndim trupor.
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/