Forumi i rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal ndaj ministrit Faton Peci e deputetes Fitore Pacolli
Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka dorëzuar sot kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Pallatin e Drejtësisë. Ky kallëzim penal u dorëzua ndaj ministrit të bujqësisë Faton Peci dhe deputetes Fitore Pacolli. Sipas tyre ministri Peci dhe deputetja Pacolli duhet të japin dorëheqje pas skandalit që u zbulua të premten e…
Lajme
Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka dorëzuar sot kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Pallatin e Drejtësisë.
Ky kallëzim penal u dorëzua ndaj ministrit të bujqësisë Faton Peci dhe deputetes Fitore Pacolli.
Sipas tyre ministri Peci dhe deputetja Pacolli duhet të japin dorëheqje pas skandalit që u zbulua të premten e kaluar.
“Unë sot bashkë me Sekretarin e Forumit të Rinisë, Egzon Pacolli kemi dorëzuar kallëzimin penal kundër Faton Pecit dhe Fitore Pacollit, ministrit të Bujqësisë, deputete njëherësh edhe kryetare e Komisionit për Bujqësi” ka thënë kryetari i Forumit Rinor i LDK-së, Paris Guri.
Tutje nga Forumi i Rinisë së LDK-së janë shprehur se përveç vëllait të Fitore Pacollit që fitoi grant në vlerë të 100 mijë eurove, një gjë të tillë e ka fituar edhe daja i saj.
“Pas skandalit që është zbulu prej Egzonit të premten e kalume që Fitore Pacolli përmes lidhjeve të saj, përmes ndikimeve të saj që ne dyshojmë që janë të dukshme, me ministrin Faton Peci që ia ka nda 100 mijë euro vëllait të saj, ditën e djeshme është zbulu edhe skandali tjetër që përveç vëllait të saj, ia ka nda edhe dajës së saj 100 mijë euro të tjera. Kjo e bën jashtëzakonisht shqetësues këtë rast edhe kjo tregon që fondet publike, paraja publike, buxheti i Kosovës po keqpërdoret në mënyrën ma brutale të mundshme e ne këtë nuk bën me e toleru në asnjë moment.Për ne është e pa pranueshme që grat e Krushës çfarë sakrifice kanë ba edhe janë refuzu për më marrë grant daja edhe vëllai”.
Ata tonë se presin se nga prokuroria që të zbardhet ky rast.
“Ne si popull nuk jemi të varfër jemi të vjedhur”, thanë ata. /Lajmi.net/