Akuzat e VV-së ndaj Hykmete Bajramit: Jo rastësisht sulmohet nga moçali politik, po i dekonstrukton publikisht për çdo ditë
Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj akuzave që VV i ka ngritur ndaj deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami. Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ajo “nuk po sulmohet rastësisht nga moçali propagandistik i pushtetit”, shkruan lajmi.net. Sipas Abdixhikut, “sulmet ndaj saj – vërtetësia…
Lajme
Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj akuzave që VV i ka ngritur ndaj deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami.
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ajo “nuk po sulmohet rastësisht nga moçali propagandistik i pushtetit”, shkruan lajmi.net.
Sipas Abdixhikut, “sulmet ndaj saj – vërtetësia e të cilave më s’po zgjatë as një gjysmë dite – janë përgjigje e dëshpëruar e një pushteti dëshpërues ndaj dekonstruktimit publik që Hykmetja bën në gjithë ekzistencën e vet politike – pothuajse çdo ditë”.
“Prandaj, si e tillë, ajo merr mbështetje të madhe qytetare. Sepse e vërteta vlerësohet nga njerëzit e lirë të kësaj Republike; e veprimtaria publike e një gruaje në politikë s’duket ndryshe përveç se kështu! Hykmete Bajrami është zonjë e fortë! Ajo mbetet model i një gruaje të angazhimit të pastër, të dijshëm e mbi të gjitha profesional – tipare këto të panjohura për kundërshtatët e saj e tonë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Zëvendësministri aktual i Ministrisë së Arsimit ka akuzuar sot deputeten Bajrami se derisa ishte në pozitën e Ministres së Arsimit, kishte pranuar kredencialet e një projekti për digjitalizimin e arsimit në vlerë prej 5.6 milionë eurove, por që sipas tij projekti nuk gjendet askund. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: