Ministri Peci raportohet se ka marr staf të ri për stafin që veçse ekziston në Ministrinë e Bujqësisë (Dokument)
Jashtëligjshëm e kundër Rregullores, Ministria e udhëhequr nga Faton Peci, ka punësuar një numër të njerëzve për pozita të cilat paraprakisht ishin të zëna, shkruan Periskopi. Duke u thirrur në Ligjin për Zyrtarët Publik dhe rregullores për themelimin e Marrëdhënies së Punës me Kontratë për Periudhë të Caktuar, MBPZHR ka shtuar numrin e zyrtarëve për…
Lajme
Jashtëligjshëm e kundër Rregullores, Ministria e udhëhequr nga Faton Peci, ka punësuar një numër të njerëzve për pozita të cilat paraprakisht ishin të zëna, shkruan Periskopi.
Duke u thirrur në Ligjin për Zyrtarët Publik dhe rregullores për themelimin e Marrëdhënies së Punës me Kontratë për Periudhë të Caktuar, MBPZHR ka shtuar numrin e zyrtarëve për këto pozita;
1. Zyrtar i Pranimit në Departamentin për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme – Divizioni për Shërbime të Përbashkëta.
2. Zyrtar i Pasurisë
3. Zyrtar i Lartë i Prokurimit
Periskopi ka siguruar dokumentet për kandidatët fitues për pozitat e lartcekura. Aty ndër të tjera thuhet se për;
Pozitën Zyrtar i Pasurisë kandidat fitues është Molosa Bytyqi, këtë detyrë e ushtron Muharrem Berisha
Zyrtar i Pranimit në Departamentin për Financa, kandidat fitues është Xhemile Muçaj, këtë detyrë e ushtron Eshref Mulaku.
Zyrtar i Lartë i Prokurimit, kandidat fitues është Leutrim Prokshi, këtë detyrë e ushtron Blerina Haziraj.
Çka thotë Rregullorja për themelimin e marrëdhënies së punës me kontratë për periudhë të caktuar?
Neni 6 i ksaj rregulloreje, ‘Themelimi i marrëdhënies së punës për plotësimin e një pozite në rast të mungesës së përkohshme’, thotë;
Kujtojmë se Periskopi javën e kaluar publikoi edhe një artikull se si ministri Peci ka angazhuar 26 konsulentë përmes procedurave të prokurimit, që buxhetit të shtetit i kushtuan afro 500 mijë euro.
Ndër të tjera, java që shkoi e ka përcjellur ministrin Faton Pecin me skandale të njëpasnjëshme, nga listat e përfituesve të granteve për projektet 100 mijë euroshe për vëllain e deputetes së VV’së, Fitore Pacollit, e gjithashtu edhe për këshilltarin e tij, Naim Huruglica dhe për bashkëpartiakun e tij Bahtijar Berisha me projektin 85 mijë eurosh.