Fitore Pacolli i quan “hiena” gazetarët pasi raportuan për grantin 100 mijë euro që ministri Peci ia dha vëllait të saj-Komentuesit i kundërpërgjigjen qartë
Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli ka reaguar pas raportimeve që janë bërë pas daljes në shesh të afro 100 mijë eurove që Ministria e Bujqësisë i ka dhënë si grant vëllait të saj. Përfituesi i këtij granti u raportua se e kishte regjistruar fermën e tij si biznes në ARBK, vetëm 4 ditë para aplikimit,…
Lajme
Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli ka reaguar pas raportimeve që janë bërë pas daljes në shesh të afro 100 mijë eurove që Ministria e Bujqësisë i ka dhënë si grant vëllait të saj.
Përfituesi i këtij granti u raportua se e kishte regjistruar fermën e tij si biznes në ARBK, vetëm 4 ditë para aplikimit, shkruan lajmi.net.
Deputetja Pacolli derisa ka shpërndarë videon e kryeministrit Kurti në lidhje me doracakët e edukimit seksual, i ka quajtur gazetarët “hiena”.
“Hienat janë organizuar në tufa dhe po bëjnë çmos që të sigurojnë se nuk do të mbesin pa “ushqim” edhe 4 vitet e ardhshme. Strategjia e hienave është se ato ndjekin në tufë prenë e tyre dhe bëjnë përpjekje maksimale për të lodhur gjahun e tyre. Sa më i palodhshëm gjahu i tyre aq më intenzive sulmet. Por, sa herë këto hiena sulmojnë Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin veç forcohet e rritet”, ka shkruar Pacolli.
Por, qytetarët e Kosovës ia kujtojnë “skandalin” e fundit të saj me vëllain e saj dhe Ministrinë e Bujqësisë.
“Bash kështu i keni sulmu edhe ju qeveritë e kaluara, kështu që gjithçka duhet me pagu në këtë dynja”, “Për një gjë duhet me jau dhanë dorën, hiq bre marre spo ju vijke!! Të paftyrë!!”, janë vetëm disa nga komentet e qytetarëve drejtuar Pacollit. /Lajmi.net/