Kelmendi-Bajramit: Ku është avulluar projekti 5.6 milionë euro për platformën e digjitalizimit të arsimit që nuk e kemi gjetur askund?!

Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi përmes një postimi në Facebook, e ka pyetur deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami në lidhje me një projekt 5.6 milionësh që i janë pranuar kredencialet gjatë kohës kur MASHTI udhëhiqej nga Bajrami. Kelmendi ka shkruar se me 18 mars 2020 janë pranuar kredencialet për qasje në platformën digjitale të arsimit…

Lajme

18/11/2024 13:38

Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi përmes një postimi në Facebook, e ka pyetur deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami në lidhje me një projekt 5.6 milionësh që i janë pranuar kredencialet gjatë kohës kur MASHTI udhëhiqej nga Bajrami.

Kelmendi ka shkruar se me 18 mars 2020 janë pranuar kredencialet për qasje në platformën digjitale të arsimit nga Hykmete Bajrami, ministre e Arsimit, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, kjo platformë ka kushtuar 5.6 milionë euro, “paratë kanë shkuar dhe platforma nuk gjendet askund”.

“Madje, këtë e evidenton edhe Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit ku thotë se platforma për digjitalizimin e arsimit e-edukimi është jofunksionale dhe e paqasshme. Dokumenti i pranuar me kredenciale për të hyrë në sistem, ju ka dërguar juve si ministre e arsimit me datë 18 mars 2020. Ne, me taksat e qytetarëve duhet të paguajmë për këtë sistem shumën prej 5,6 milionë euro deri në vitin 2032. Platforma nuk gjindet. Hykmete ku është paswordi”, ka shkruar Kelmendi në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: