“Jemi në grevë”, gratë greviste të Kuvendit të Kosovës i vendosin letrat në shpinë pasi nuk u lejuan të hynë brenda institucionit
Punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës tash e dy muaj janë në grevë përmes së cilës po kërkojnë rritje të pagave dhe kushte të dinjitetshme. As të premten e javës që shkoj e as sot, gratë greviste nuk janë lënë të futen brenda Kuvendit, anipse atyre u munduan t’u thonë kinse punëtoret e tjera që…
Lajme
Punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës tash e dy muaj janë në grevë përmes së cilës po kërkojnë rritje të pagave dhe kushte të dinjitetshme.
As të premten e javës që shkoj e as sot, gratë greviste nuk janë lënë të futen brenda Kuvendit, anipse atyre u munduan t’u thonë kinse punëtoret e tjera që ishin vendosur për të pastruar objektin ishin sjellë vetëm për një ditë.
Njësoj edhe sot ato u lanë jashtë, ndërsa punëtoret e tjera po kryenin punën brenda.
Ato sot kanë vendosur letrën me shkrimin “Jemi në grevë” në shpinën e tyre. /Lajmi.net/
Fotografi: