Mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe RMV-së, Hoxhaj: Po tentohet rikonfigurimi i Planit të Ahtisarit dhe zhbërja e Marrëveshjes së Ohrit

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar për mbledhjen e cila po mbahet sot mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut. Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se idenë për mbledhje të përbashkëta të Qeverive e ka dhënë ai dhe sipas tij është mirë që deri më tani…

Lajme

18/11/2024 12:05

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar për mbledhjen e cila po mbahet sot mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.

Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se idenë për mbledhje të përbashkëta të Qeverive e ka dhënë ai dhe sipas tij është mirë që deri më tani ka pasur mbledhje të përbashkëta.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të ngre zërin për çështjen e cenimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut dhe për arrestimet e veteranëve atje, shkruan lajmi.net.

“Mjerisht, kemi një Qeveri të Kosovës, e cila ka bërë çdo gjë që ta rikonfigurojë Planin e Ahtisaarit, që është themeli i pavarësisë së Kosovës, njësoj sikurse tentativat për ta zhbërë Marrëveshjen e Ohrit, që është arritja më e madhe politike e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut! Çfarë më shqetëson mua është se çdo përpjekje për të minuar Marrëveshjen e Ohrit dhe Planin e Ahtisaarit, dhe për të rikonfiguruar realitetin politik të krijuar nga ato, është kundër interesave të shqiptarëve dhe të partnerëve perëndimorë në Ballkan”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: